Politike

“I kërkoj falje të gjithëve", Meta në Konventën e PL-së: Hera e fundit që nis me vonesë

Në hyrje, Meta tha se do të ketë një konventë dhe parti të re.

27 Prill 2024, 11:26 Nga M.B
“I kërkoj falje të gjithëve", Meta në
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë sot fjalën në Konventën Kombëtare të partisë së tij. Në hyrje, Meta tha se do të ketë një konventë dhe parti të re. Ai kërkoi falje dhe për vonesën e nisjes së Konventës.

“I kërkoj falje të gjithëve. Por kjo është konventa e fundit e PL që nis me gjysmë ore me vonesë. S’do të ketë më konventë të PL, por do të kemi një konventë të re, një parti të re, që duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo sektor dhe ka mbërthyer vendin. Që e gënjen mendja se do të marrë dhe vulën e PL dhe të shuaj opozitarizmin dhe garantojë diktaturën. Do të kemi raste për fjalime të bukura”, tha Meta.

konventa e partise se lirise

Sondazh

Poll