Ndërron jetë foshnja e shpëtuar nga barku i nënës së vdekur në Gaza
Një foshnjë e shpëtuar nga barku i nënës së vdekur pas një sulmi ajror izraelit në Gazën jugore ka ndërruar ...
Lufta në Gazë ka nxitur tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane dhe i ka nxitur studentët të ngrenë kampe protestuese nëpër kampuset e universiteteve në gjithë vendin ditëve të fundit. Qindra protestues janë arrestuar, përfshirë më shumë se 90 në Universitetin e Kalifornisë Jugore të mërkurën.
SHBA- Universiteti i Kalifornisë Jugore njoftoi të enjten se e ka anuluar ceremoninë kryesore të diplomimit këtë vit, për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave kundër luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Ne nuk do të jemi në gjendje ta organizojmë ceremoninë kryesore që tradicionalisht i sjell së bashku 65.000 studentë, familje dhe miq në kampusin tonë në të njëjtën kohë”, tha universiteti.
Lufta në Gazë ka nxitur tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane dhe i ka nxitur studentët të ngrenë kampe protestuese nëpër kampuset e universiteteve në gjithë vendin ditëve të fundit. Qindra protestues janë arrestuar, përfshirë më shumë se 90 në Universitetin e Kalifornisë Jugore të mërkurën.
Disa universitete i kanë thirrur policinë për t’i shpërndarë protestuesit, derisa të tjerat kanë vendosur të presin përfundimin e protestave, pasi semestri i këtij viti është afër përfundimit. Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi më 7 tetor, kur pjesëtarët e këtij grupi palestinezë u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Marrë nga REL
Një foshnjë e shpëtuar nga barku i nënës së vdekur pas një sulmi ajror izraelit në Gazën jugore ka ndërruar ...
Bislimi dhe Lajçak KOSOVË- Kosova dhe Serbia as në takimin e fundit që u zhvillua në Bruksel, nuk arritën marrëveshje...
foto ilustruese SPANJA- Spanja do të dërgojë një numër të vogël raketash për sistemet Patriot në Ukrainë,...
mykola solsky KIEV- Një gjykatë ukrainase ka nxjerrë ditën e sotme urdhër që Ministri i Bujqësisë, Mykola Solsky t&...
Foto ilustruese ANGLI- Një 18-vjeçare ka rrëfyer eksperiencën e saj ku tregoi se si mbijetoi gjatë udhëtimit me gomone m&eu...
foto ilustruese BRITANI- Te pacientët britanikë po testohet për herë të parë në botë ilaçi kundër kance...
Toomaj Salehi IRAN- Reperi iranian, Toomaj Salehi është dënuar me vdekje për përfshirjen e tij në protestat e përha...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitstoakis tha se Greqia nuk mund t'i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore si Patri...
AZI- Shtetet e Azisë Juglindore, si Malajzia, Vietnami, Tajlanda dhe Indonezia, po përballen me një fluks të shtuar të anijeve të...
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut është një nga vendet me nivelin më të lartë të emigracionit n&eum...