Bota

Spanja do të dërgojë raketa për sistemet Patriot në Ukrainë

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha vendeve anëtare të NATO-s se Kievit i duheshin të paktën shtatë sisteme Patriot ose sisteme të tjera të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të kundërshtuar sulmet ajrore ruse.

26 Prill 2024, 09:44 Nga E. D
Spanja do të dërgojë raketa për sistemet Patriot në
foto ilustruese

SPANJA- Spanja do të dërgojë një numër të vogël raketash për sistemet Patriot në Ukrainë, sipas gazetës El Pais, duke cituar burime të paidentifikuara. Spanja ka përjashtuar dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, por do të ofrojë raketa Kiev. 

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Spanjës nuk e ka komentuar ende informacionin. Gjithashtu Spanja ka tre grupe Patriot, të cilat i bleu të dorës së dytë nga Gjermania në 2004 dhe 2014.

“Ne duhet të forcojmë angazhimin tonë ndaj Ukrainës,” komentoi një burim diplomatik spanjoll për gazetarët dje.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha vendeve anëtare të NATO-s se Kievit i duheshin të paktën shtatë sisteme Patriot ose sisteme të tjera të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të kundërshtuar sulmet ajrore ruse. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje atyre të forcojnë ndihmën ushtarake që i japin Kievit.

spanja raketa

Sondazh

Poll