Bota

Dje dha dorëheqjen, gjykata ukrainase urdhëron sot burgosjen e ministrit të Bujqësisë që akuzohet për korrupsion

Solsky dha dorëheqjen të enjten, por teknikisht mbetet në postin e tij derisa parlamenti të shqyrtojë kërkesën e tij. Ai është ministri i parë i njohur nën qeverinë e presidentit Volodymyr Zelenskyy që dyshohet si i përfshirë në një rast korrupsioni.

26 Prill 2024, 09:40 Nga r.ll
Dje dha dorëheqjen, gjykata ukrainase urdhëron sot burgosjen e
mykola solsky

KIEV- Një gjykatë ukrainase ka nxjerrë ditën e sotme urdhër që Ministri i Bujqësisë, Mykola Solsky të merret në paraburgim. Ai do të përballet me akuzat për përfshirjen e tij të dyshuar në një blerje të paligjshme të tokës shtetërore me vlerë rreth 7 milionë dollarë.

Solsky mohon akuzat, të cilat lidhen me ngjarjet në 2017-2021, përpara se të fillonte si ministër i bujqësisë në mars 2022. Gjykatësi vendosi lirimin me kusht kundrejt pagesës 1.9 milionë dollarë, shkruan Reuters.

Solsky dha dorëheqjen të enjten, por teknikisht mbetet në postin e tij derisa parlamenti të shqyrtojë kërkesën e tij. Ai është ministri i parë i njohur nën qeverinë e presidentit Volodymyr Zelenskyy që dyshohet si i përfshirë në një rast korrupsioni.

Gjykatësi tha se Solsky do të qëndronte në paraburgim deri më 24 qershor. Prokurorët thanë në një seancë gjyqësore të enjten se me akuzat që i rëndojnë mund të dënohet deri në 12 vjet burg.

Solsky, 44 vjeç, ka qenë në qendër të përpjekjeve të Ukrainës për të mbajtur industrinë e saj të misrit, pasi pushtimi i plotë i Rusisë ka bllokuar rrugët e eksportit të Detit të Zi, ka mbushur fusha me mina tokësore dhe ka parë tokat bujqësore të okupuara.

ukraine mykola solsky

Sondazh

Poll