Politike

Ministri Cakaj jep lajmin e mirë: Hapet Konsullata e Përgjithshme në Ulqin

23 Nëntor 2019, 14:51 Nga DOSJA
Ministri Cakaj jep lajmin e mirë: Hapet Konsullata e Përgjithshme

TIRANË- Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri në detyrë Gent  Cakaj, ka  shkruar:  Një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët ???Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin ???! Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi! Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike ???!

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj konsullata e përgjithshme në ulqin gent cakaj konsullata e përgjithshme në ulqin

Sondazh

Poll