Aktualitet

Drejtuesi i RAI-t: Rama dhe Agaçi refuzuan intervistat, dokumentet tona janë gjyqësore

Po ashtu, ai theksoi se Edi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë refuzuar intervistat.

24 Prill 2024, 19:54 Nga I.A
Drejtuesi i RAI-t: Rama dhe Agaçi refuzuan intervistat, dokumentet tona
Sigfrido Ranucci

TIRANË- Drejtori i programit Report në RAI 3 dhe drejtues i rrjetit publik italian RAI Sigfrido Ranucci, foli pwr telefonatwn e Ramws me drejtorin Paolo Corsini. Në një intervistë në SYRI TV, Ranucci tha se dokumentet që kanë publikuar ata janë dokumente gjyqësore. Po ashtu, ai theksoi se Edi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë refuzuar intervistat.

‘Unë sinqerisht e prisja më shumë një reagim në Itali se ne jemi televizion publik që bëjmë investigime të rëndësishme. Merremi me administratën publike. Italia po jep 1 miliard euro para publike për këtë program për emigrantët. Sigurisht me Shqipërinë duhet të bënim llogaritë edhe me korrupsionin. Ne kemi vepruar mbi bazën e dokumenteve gjyqësore, pra shumë të rëndësishme. Na vjen keq që kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i tij juridik, Engjëll Agaçi, nuk e pranuan intervistën. Nuk e kuptoj pse nuk pranuan një intervistë me televizionin publik italian,’ tha ai.

sigfrido ranucci

Sondazh

Poll