Bota

Presidencialet në RMV, Bujar Osmani hedh votën në kuti: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, vendoset për integrimin ose izolimin, besoj në fitore!

Ai shtoi se sot do të vendoset për integrimin ose izolimin.

24 Prill 2024, 10:30 Nga M.B
Presidencialet në RMV, Bujar Osmani hedh votën në kuti: Këto
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, i koalicionit Fronti Europian, Bujar Osmani ka hedhur votën e tij, teksa po mbahen zgjedhjet presidenciale. Osmani tha për mediat se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ai shtoi se sot do të vendoset për integrimin ose izolimin. Teksa inkurajoi qytetarët që të dilnin dhe të votonin, Osmani nuk nguroi të thoshte se beson në fitore të madhe këtë ditë. 

“Unë pres që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të votojnë, për shkak se këto zgjedhje janë vendimtare. Sot do të vendoset për integrimin ose izolimin. Pres zgjedhje të lira, demokratike, qytetarët të dalin sa më shumë. Të votojnë për të ardhmen. Unë besoj në fitore të madhe këtë ditë. Uroj zgjedhje të lira dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët që të dalin në votime. Unë mendoj se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Sot shpresoj fillimisht, zgjedhjet do të kalojnë në rang më të mirë”, tha Osmani.

Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë në këto zgjedhje. Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme ndërsa opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

zgjedhjet presidenciale ne rmv

Sondazh

Poll