Bota

Sulmet e armatosura në SHBA, Parlamenti i Tennessee miraton projktligjin e ri: Mësuesit të kenë të drejtën të mbajnë armë

Këto ndryshime kanë ardhur pas përhapjes së incidenteve të përgjakshme dhe të dhunshme me përdorimin e armëve brenda shkollave dhe universiteteve vitet e fundit.

24 Prill 2024, 10:26 Nga N.F
Sulmet e armatosura në SHBA, Parlamenti i Tennessee miraton projktligjin e
Foto ilustruese

SHBA- Parlamenti i shtetit amerikan, Tennessee miratoi dje një projektligj që parashikon që mësuesit, drejtorët dhe anëtarët e tjerë të stafit të shkollës do të kenë të drejtën të mbajnë armë personale, një vit pas një masakre në një shkollë.

Rreth pesëmbëdhjetë shtete amerikane lejojnë personelin e shkollave të mbajë armë, por kjo është në lejen e autoriteteve arsimore. Këto ndryshime kanë ardhur pas përhapjes së incidenteve të përgjakshme dhe të dhunshme me përdorimin e armëve brenda shkollave dhe universiteteve vitet e fundit.

Ligji, i miratuar dje nga Dhoma e Përfaqësuesve në Tenesi, u miratua nga Senati i shtetit në fillim të këtij muaji. Mbetet për t'u ratifikuar nga guvernatori i shtetit, Bill Lee, i cili tashmë ka thënë se është i hapur ndaj idesë.

Ligji parashikon kushtet: personeli mësimor që dëshiron të mbajë armë duhet, ndër të tjera, së pari t'i nënshtrohet 40 orësh "trajnimi bazë shkollor për zbatimin e ligjit". Në mars 2023, një person i armatosur hapi zjarr brenda një shkolle fillore të krishterë në Nashville, duke vrarë tre nxënës, nëntë vjeç dhe tre anëtarë të stafit, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

 

shba tennessee projktligj arme

Sondazh

Poll