Bota

29 vite nga vdekja e këngëtarit bohem, miku i Freddie Mercury kujton fjalët e fundit të legjendës së rrokut

24 Nëntor 2019, 12:27 Nga DOSJA
29 vite nga vdekja e këngëtarit bohem, miku i Freddie Mercury kujton

ANGLI- “Nuk më tremb vdekja, por vuaj sepse AIDS do të më ndalojë që të nxjerrë jashtë të gjithë muzikën që ndjej”. Me këto fjalë mes të tjerash e kujtonte Freddie Mercury-n miku i tij i ngushtë Peter Freestone në intervistën e parë të dhënë për jetën e këngëtarit të Queen në vitin 2009.

Sot bëhen plot 29 vite nga ndarja nga jeta e Freddie Mercury-t, zërit unik, nga ata zëra që nuk i rikthehen më muzikës botërore.

“Ai iku pak nga pak çdo ditë, deri në momentin që gjendja ishte e pashpresë. Hoqi dorë nga çdo kurë. Isha aty në krah të tij. Mori frymë thellë, sikur donte të mbante një fjalim të gjatë dhe më tha: Peter, faleminderit për gjithçka”, kujtonte dhjetë vite më parë Freestone në një intervistë të dhënë për revistën “Panorama”.

Freddie iku fizikisht në moshën 45-vjeçare dhe për të kuptuar rëndësinë e vokalit të tij, mjafton të përmendet fakti që pas 24-nëntorit 2019, banda “Queen” nuk ishte më e para. Në nëntor të 2014, pjesa e mbetur e grupit u përpoq që duke shfrytëzuar teknologjinë që të rikthehet me albumin “Queen Forever”. Albumi përmblidhte hitet më të mëdha të grupit në vitet ’80-’90, por ishte shumë larg suksesit të atyre viteve.

Në 2018, në kinema doli filmi “Bohemian Rhapsody”, sipas titullit të albumit me të suksesshëm të “Queen”, ku roli i Freddie Mercury-t iu besua këngëtarit Zian Malik. Ky i fundit fitoi një çmim Oskar me këtë rol.

Filmi biografik riktheu disqet e muzikës së “Queen” për nostalgjikët dhe tërhoqi kureshtarët mes brezave të rinj edhe në platforma si Youtube e rrjete të tjera sociale. Sot, “Bohemian Rhapsody” është ndër të paktat këngë të muzikës rock që ka tejkaluar 1 miliard klikimet në Youtube.

Marrë nga: Gazeta Si

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota freddie mercury peter freestone freddie mercury peter freestone

Sondazh

Poll

Bota 24 Nëntor 2019, 06:58

Sot e fituar, por e ardhmja mbetet e hapur

Gjermani- Një goditje e fortë, e papritur, vetëm në fund: Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), prej një viti kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU, shtroi pyet...