Bota

Nëna e mitur nga Fushë-Kosova rrëmbehet bashkë me të bijën, familjarët ngrenë alarmin (VD)

23 Nëntor 2019, 19:48 Nga DOSJA
Nëna e mitur nga Fushë-Kosova rrëmbehet bashkë me të

KOSOVË– Një 17-vjeçare nga Fushë-Kosova është rrëmbyer dje së bashku me të bijën e saj. Familjarët e saj dyshojnë se e njëjta u rrëmbye nga familja e ish-burrit të saj, të cilët jetojnë në Shqipëri. Të njëjtit për T7 thonë se ishin ndarë kohë më parë derisa rasti po hetohet nga policia e Kosovës.

Një e re 17-vjeçare dyshohet se u rrëmbye bashkë me të bijën nga familja e ish-burrit që jeton në Shqipëri. Në këtë rrugë, të premten pasdite dyshohet se 17-vjeçarja Z.SH bashkë me vajzën e saj u rrëmbye nga disa persona.

Rastin e lajmëroi në polici të njëjtën ditë, babai i vajzës Arbi Shabani i cili jetonte me bijën dhe mbesën e tij në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë. Familjarët, të cilët nuk u deklaruan para kamerës së televizionit, thanë se dyshojnë në familjen e ish burrit të 17-vjeçares.

E njëjta ishte martuar me një person nga fshati Sukth në Shqipëri, afër qytetit të Durrësit. Më të njëjtin, kohë më parë kishte ndarë rrugët. Shkak i ndarjes sipas të afërmeve të saj ishin mospajtimet me familjen e ish-burrit. E të shtunën, vazhdoi puna e Policisë në Stacionin e Fushë Kosovës në lidhje me këtë rast.

Prapa kamerave, hetues në këtë stacion pranuan për Televizionin se po kryejnë hetimet e nevojshme. Rasti i vajzës, që dyshohet të jetë rrëmbim është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë. Ndryshe, familjarët i thanë televizionit se besojnë që 17-vjeçarja me vajzën tashmë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, dhe nuk janë më në territorin e Kosovës.

(Marrë nga Ekspress)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni rrembehet e mitura ne kosove rrembehet nena me te bijen rrembehet e mitura ne kosove rrembehet nena me te bijen

Sondazh

Poll