Bota

Vuçiç zbulon prapaskenat e takimit në Ohër: Rama dhe Zaev ranë dakord që unë t’i përfaqësoja ata në takimet me Macro

23 Nëntor 2019, 15:31 Nga DOSJA
Vuçiç zbulon prapaskenat e takimit në Ohër: Rama dhe

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për median gjermane, “Der Spiegel”, ka treguar prapaskenat e takimit me Edi Ramën dhe Zoran Zaev në Ohër për marrëveshjen e Mini-Shengenit.

Në këtë intervistë Vuçiç u shpreh se ai ka rënë dakord me Ramën dhe Zaev që të përfaqësojë të trija vendet në takimet që do të ketë me Presidentin e Francës, Emanuel Macron. Ky konfirmim vjen  nga vetë Vuçiç, i cili foli në një intervistë të gjatë për median gjermane “Der Spiegel”.

“Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”-tha ai.

Në këtë intervistë, Aleksandër Vuçiç u ndal në shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Minishengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit. Duke cituar parashikimet e Bankës Botërore, Aleksandër Vuçiç tha se vendet e rajonit me këtë projekt të lëvizjes së lirë do kursejnë plot 3,5 miliardë euro.

Pak javë më parë në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic mini shengen ballkanik rama ne oher aleksander vucic mini shengen ballkanik rama ne oher

Sondazh

Poll