Sport

ZYRTARE/ Pas Sosës, Velez largon edhe 3 lojtarë të tjerë të akuzuar për sulm seksual

Ata ishin arrestuar një muaj më parë nga policia me urdhër të prokurores publike Eugenia Maria Posse, pasi viktima kishte konfirmuar versionin e dhënë në momentin e denoncimit.

24 Prill 2024, 10:00 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Pas Sosës, Velez largon edhe 3 lojtarë të tjerë

ARGJENTINE - Përmes kanaleve të tij zyrtare, Velez Sarsfield njoftoi se ka ndërprerë kontratat edhe me Abiel Osorio, José Florentin dhe Braian Cufré: “Klubi ka njoftuar lojtarët Abiel Osorio, José Florentin dhe Braian Cufré për përfundimin me efekt të menjëhershëm të kontratave të tyre përkatëse."

Dispozita u miratua në përfundim të një hetimi të brendshëm, nga i cili rezultoi se lojtarët e sipërpërmendur kishin kryer vepra të rënda, që justifikojnë shkarkimin e tyre për shkak të detyrimeve kontraktuale.
“Organet ligjore të klubit, ndër të tjera, kanë punuar shumë dhe në mënyrë të koordinuar për të trajtuar situatën me seriozitetin që meriton, duke respektuar të gjitha hapat përkatës dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e klubit.

Pas Sebastian Sosas, pra, Velez u “çlirua” edhe nga tre elementët e tjerë të pezulluar fillimisht, pasi përfundoi në qendër të një hetimi për abuzim seksual të një vajze.

Ata ishin arrestuar një muaj më parë nga policia me urdhër të prokurores publike Eugenia Maria Posse, pasi viktima kishte konfirmuar versionin e dhënë në momentin e denoncimit. Incidenti kishte shkaktuar një bujë të madhe, me tifozë të shumtë që i kërkuan klubit që të largojë të akuzuarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll