Bota

Iu kërkua të hiqte videon e sulmit me thikë nga X, Elon Musk apelon vendimin e gjykatës australiane

Në këto video, i riu shihet duke goditur me thikë një peshkop gjatë shërbimit që u transmetua drejtpërdrejt në internet.

23 Prill 2024, 13:20 Nga S.B
Iu kërkua të hiqte videon e sulmit me thikë nga X, Elon Musk
Elon dhe Anthony

AUSTRALI- Elon Musk iu kundërpërgjigj kryeministrit australian Anthony Albanese sot pasi një gjykatë në vend urdhëroi platformën e mediave sociale X të hiqte pamjet e sulmit të javës së kaluar në një kishë në Sidnej.

Gjykata federale e Australisë i ka kërkuar X që të mos shfaqë përkohësisht videot e sulmit me thikë javën e kaluar nga një adoleshent 16-vjeçar në një kishë. Në këto video, i riu shihet duke goditur me thikë një peshkop gjatë shërbimit që u transmetua drejtpërdrejt në internet.

Musk theksoi se në emër të lirisë së shprehjes do të apelojë vendimin e gjykatës. Rrjeti social tashmë ka bllokuar postimet për përdoruesit australianë, por komisioneri i sigurisë në internet i Australisë ka vendosur që përmbajtja duhet të hiqet tërësisht nga X pasi është veçanërisht e dhunshme.

"Ne e kemi censuruar tashmë atë përmbajtje në Australi,"pritje të një apeli, tha Musk.

Duke folur për rrjetin televiziv ABC, kryeministri australian e përshkroi Musk si një miliarder arrogant që beson se është mbi ligjin, por edhe mbi mirësjelljen.

“Ideja që dikush mund të shkojë në gjykatë për të pasur të drejtën për të transmetuar përmbajtje të dhunshme në një platformë tregon se sa larg është Musk me realitetin”, shtoi Albanese.

Autoritetet australiane janë të shqetësuara se video e sulmit, e cila është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, mund të nxisë tensione.

elon musk anthony albanese

Sondazh

Poll