Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Shqiprim Arifi SERBI- Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të banuar ...
Dy nga të akuzuarit janë liruar. Të gjithë ishin akuzuar në dhjetor të vitit 2022 nën dyshimin për përfshirje në përdhunimin e një 11 vjeçareje në qershor të vitit 2022 në Prishtinë.
KOSOVË-Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën me gjithsej 62 vjet heqje lirie gjashtë persona për përdhunimin e një të miture në vitin 2022.
“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi kanë kryer veprën penale të dhunimit. I akuzuari B.RR është dënuar me dymbëdhjetë vjet heqje lirie, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar me nga dhjetë vjet heqje lirie”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Dy nga të akuzuarit janë liruar. Të gjithë ishin akuzuar në dhjetor të vitit 2022 nën dyshimin për përfshirje në përdhunimin e një 11 vjeçareje në qershor të vitit 2022 në Prishtinë.
Ngjarja e denoncuar nga familja e viktimës dy vjet më parë, kishte nxitur reagime të ashpra të institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Fillimisht autoritetet thanë se e mitura ishte përdhunuar në gusht të vitit 2022 në një park në Prishtinë, por hollësitë e paraqitura më vonë treguan se ndaj të miturës janë kryer disa raste të përdhunimit në një periudhë mbi një vjeçare.
Publikimi i këtij rasti u pasua me protesta të njëpasnjëshme në Kosovë mes shqetësimeve për shkallën e ultë të sigurisë së grave e vajzave në vend dhe trajtimin rasteve të dhunës ndaj tyre nga autoritetet. Ngjarja bëri që drejtori i atëhershëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe shefi i drejtorisë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve, Ali Gashi, të japin dorëheqje./VOA
Shqiprim Arifi SERBI- Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të banuar ...
Dua Lipa ANGI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në një intervistë së fundmi për pasojat q&...
Goncharenko UKRAINË- Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evrop...
Foto ilustruese GJERMANI- Një burrë, i cili punon për një ligjvënës gjerman në Parlamentin Evropian, është arr...
pamje nga brigjet franceze FRANCË- Pak orë pas miratimit të projektligjit në parlamentin britanik për dërgimin e azilkër...
Kurti dhe Vuçiç KOSOVË- BE vendos një kuadër të ri negociues për Serbinë në kapitullin e 35 për an&eu...
Foto ilustruese SHBA- Senati amerikan pritet ta hedhë në votim sot paketën e vonuar me ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila ...
foto ilustruese BRITANI- Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka miratuar në orët e para tëditës së sotme projektlig...
foto ilustruese SHBA- Azia ishte rajoni më i goditur nga fatkeqësitë në botë nga ngjarjet e lidhura me motin në vitin 2023, m...
Foto ilustruese GJERMANI- Në vend të parave në dorë azilkërkuesit tani i marrin ndihmat e parashikuara nga ligji në kartë...