Bota

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një tren pranë një zonë banimi në Kanada, vijon udhëtimin nën "pushtetin" e zjarrit

Në rrethana të panjohura, treni tregtar i Kansas City Railëay (CPKCR) mori flakë teksa kalonte nëpër një zonë banimi.

23 Prill 2024, 12:54 Nga N.F
VIDEO/ Përfshihet nga flakët një tren pranë një
Zjarri

KANADA- Një incident i pazakontë është regjistruar të dielën e 21 prillit në Kanada kur një tren mori flakë dhe kaloi në qendër të Ontarios. Në rrethana të panjohura, treni tregtar i Kansas City Railway (CPKCR) mori flakë teksa kalonte nëpër një zonë banimi.

Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët pasi ka pasur edhe vagonë ​​me materiale të rrezikshme dhe pas rreth një ore e gjysmë kanë arritur ta shuajnë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar.

“Ngjarja është duke u hetuar. Falënderojmë autoritetet për reagimin e tyre efektiv ndaj zjarrit”, tha përfaqësuesi i CPKCR.

"Nuk ka gjasa që shkëndija nga rrotat e trenit të shkaktojë zjarrin," tha konsulenti hekurudhor Malcolm Cairns.

 

kanada zjarr tren

Sondazh

Poll