22 Prill 2024, 21:42
Nga E. D
Jean-Noël Barrot
RUSI- Ministri i Francës për Evropën Jean-Noël Barrot tha se Franca “po goditet” nga dezinformatat ruse që mund të shtrembërojnë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të BE-së. Barrot tha se propaganda ruse po shpërndahet në rrjete sociale çdo javë.
“Ne jemi duke u goditur nga propaganda e Rusisë së Vladimir Putinit. Nuk kalon asnjë javë pa u bërë Franca objektiv i manovrave të koordinuara dhe të qëllimshme për të prishur debatin publik dhe për të ndërhyrë në zgjedhjet evropiane”, tha Barrot.
Ai përmendi disa shembuj duke përfshirë një faqe të rreme interneti që pretendonte se 200 mijë francezë ishin thirrur për të luftuar në Ukrainë.
“Uebsajti është i rremë dhe është llogari keqdashëse si pjesë e një fushate dezinformimi”, tha Ministria franceze e Mbrojtjes.
Bëhet e ditur se këto uebsajte të identifikuara si një nga format e shumta të dezinformimit rus, përfshijnë krijimin e faqeve të internetit të tilla si ato të qeverisë dhe mediave kryesore të vendit. Lajme tjera janë shpërndarë edhe nga një uebsajt tjetër i rremë që pretendonte se Franca po shtrëngon kushtet e hyrjes në territorin francez për ukrainasit.
Gjithashtu ka qarkulluar edhe një histori e rreme për rritje të rasteve me tuberkuloz te francezët. Ndryshe, Belgjika e cila mban presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së, po kërkon aktivizimin e një grupi të përkohshëm për monitorimin dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj propagandës ruse.
Edhe BE-ja vazhdimisht paralajmëron për rritjen e dezinformatave që ndonjëherë synojnë zgjedhjet, e ndonjëherë çështje të tilla si Ukraina, migrimi dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ. Njësia evropiane e dezinformimit ka identifikuar 17 mijë raste specifike të informacioneve të rreme në rrjetet sociale dhe uebsajtet e ndryshme.
jean-noël barrot
Bota
22 Prill 2024, 21:07
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Një kamerë e vendosur brenda një veture, shfaq momentin kur kalimtarët e rastit vrapojnë dhe bëjn...
Bota
22 Prill 2024, 20:41
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Deparatamenti i Shtetit amerikan tha në raportin e tij vjetor të hënën se Lufta midis Izraelit dhe Hamasit q&eum...
Bota
22 Prill 2024, 20:14
E. D
pamje nga vendngjarja
UKRAINA- Ky është momenti kur kulla gjigante e televizionit ukrainas shembet dhe një re e madhe tymi ngritet në q...
Bota
22 Prill 2024, 20:09
E. D
foto ilustruese
EUROPA- Evropa u godit rëndë nga pasojat e ndryshimit të klimës në vitin 2023, sipas një raporti të ri g...
Bota
22 Prill 2024, 19:43
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ka përmend...
Bota
22 Prill 2024, 19:34
I.A
Vasily Alekseyevich Nebenzya
SHBA- Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Alekseyevich...
Bota
22 Prill 2024, 19:26
I.A
Nicolas de Riviere
SHBA- Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, ka thënë të hënën se në veriun e ...
Bota
22 Prill 2024, 19:14
E. D
letra
BRITANI- Letrat e një prej alpinistëve dhe eksploruesve më të famshëm dhe fatkeq të Britanisë së Madhe jan&eu...
Bota
22 Prill 2024, 18:57
E. D
Ramzan Kadyrov
ÇEÇENI- Gazeta ruse Novaya Gazeta Europe ka raportuar se lideri çeçen Ramzan Kadyrov është i sëm...
Bota
22 Prill 2024, 18:59
I.A
Samuel Zhbogar
SLLOVENI- Ambasadori i Sllovenisë në OKB Samuel Zhbogar ka thënë se mbështet procesin e dialogut mes Kosovës d...