Bota

Vuçiç nuk i pëlqen pjesëmarrja e katër heroinave në mbledhjen e OKB-së, Osmani: Ai po propagandon

Gjatë mbledhjes Vuçiç tha se ato nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshillë-dhënës të Osmanit.

22 Prill 2024, 18:31 Nga I.A
Vuçiç nuk i pëlqen pjesëmarrja e katër heroinave
Vjosa Osmani

SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është acaruar me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për t’i marrë pjesë të delegacionit të Kosovës në seancën e KS të OKB-së katër heroinat e vendit, Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin. Gjatë mbledhjes Vuçiç tha se ato nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshillë-dhënës të Osmanit.

“Kjo është një farë teatri politik dhe kurth për delegacionin serb. Ajo që e dëgjuam deri tani ishte sikur një proces i krimeve të luftës kundrejt servbëve për diçka që ka ndodhur  25-vjet më parë. Nuk u tha asnjë fjalë e vetme për raportin, asnjë fjalë për gjashtë muajt e fundit. Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacioneve?”, tha Vuçiç.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani i reagoi atij pas kësaj deklarate duke i thënë se kjo ishte propagantë nga ana etij

Natyrisht se përdori të drejtën për t’iu përgjigj kësaj propagande që e dëgjuam nga Vuçiç më herët. Sa i përket çështjes procedurale që u ngrit dëshiroj t’iu informoj se këto gra përveç që janë avokuese të shkathëta për drejtësinë, po ashtu janë pjesëtare të kabinetit tim, janë kapacitet këshillues”, tha Osmani.

aleksandër vuçiç vjosa osmani mbledhja e okb per kosoven dhe serbine

Sondazh

Poll