Bota

Vuçiç flet për Asociacionin në OKB: Po të krijohej  para 11 vjetësh do të ndodhte pajtimi historik ndërmjet komuniteteve

Sipas tij insistimi i Serbisë për krijimin e Asociacionit nuk paragjykon statusin e Kosovës.

22 Prill 2024, 17:26 Nga I.A
Vuçiç flet për Asociacionin në OKB: Po të krijohej
Aleksandër Vuçiç

SHBA- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë dhe Serbi ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe 

“Prishtina po refuzon ta zbatojë zotimin më të rëndësishëm në dialog. Ky zotim konsiston në zbatimin e Asociacionit siç është dakorduar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si mekanizëm për mbrojtjen e të drejatave kolektive dhe individual dhe si bazë për procesin e normalizimin të plotë,” tha Vuçiç.

Sipas tij insistimi i Serbisë për krijimin e Asociacionit nuk paragjykon statusin e Kosovës.

Nëse Asociacioni do të krijohej para 11 vjetësh, jam i sigurt se do të krijonte kushtet për dialog të vërtetë dhe pajtim historik ndërmjet komuniteteve. Sidoqoftë ata që janë në pushtet në prishtinë se duan këtë pikërisht për shkak të kësaj” tha Vuçiç.

aleksandër vuçiç mbledhja e okb per kosoven dhe serbine

Sondazh

Poll