Bota

Kalon pranë Tokës çdo 71 vite, kometa "Mother of Dragons" në madhësinë e malit Everest tashmë e dukshme në qiellin britanik

Kometa 12P/Pons-Brooks e cila është mbiquajtur kometa “Nëna e Dragoit” kalon pranë Tokës vetëm çdo 71 vjet.

22 Prill 2024, 17:55 Nga S.B
Kalon pranë Tokës çdo 71 vite, kometa "Mother of
foto nga kometa

MBRETËRI E BASHKUAR- Astronomët thonë se një kometë e rrallë që mund të dëshmohet "një herë në jetë" tani mund të shihet në qiellin e natës në Mbretërinë e Bashkuar. Kometa 12P/Pons-Brooks e cila është mbiquajtur kometa “Nëna e Dragoit” kalon pranë Tokës vetëm çdo 71 vjet.

Megjithatë, nëse doni të dalloni kometën e madhe jeshile, atëherë duhet të jeni të shpejtë! Pritet të jetë e dukshme vetëm në hemisferën veriore deri në fund të këtij muaji.

Kometa 12P/Pons-Brooks u pa për herë të parë në 1812 dhe u emërua pas dy njerëzve që e zbuluan për herë të pare, astronomit francez Jean-Louis Pons dhe astronomit britaniko-amerikan William Robert, i cili vëzhgoi orbitën e kometës.

Kometa është më e madhe se mali Everest dhe është bërë nga pluhuri dhe akulli, që do të thotë se lë një bisht të gjelbër të ndezur pas saj ndërsa nxehet nga Dielli. Kometat janë objekte të mëdha të formuara nga copa akulli dhe pluhuri.

Kometa 12P/Pons-Brooks është tepër e veçantë pasi klasifikohet si një kometë kriovolkanike që do të thotë se ka një vullkan të akullt në të që shpërthen pluhur, gazra dhe akull kur rritet presioni brenda saj ndërsa nxehet. Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, kometa do të jetë e dukshme në qiell të errët të pastër mbi horizontin perëndimor gjatë orëve pas muzgut.

Pas datës 21 prill, do të bëhet më pak e dukshme në qiell në hemisferën veriore ndërsa ditët zgjasin.

komet kometa mb angli

Sondazh

Poll