Bota

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

Ziadeh ka thënë se janë bërë shumë përpjekje për të gjetur zgjidhje për shqetësimin e serbëve në katër komunat veriore të Kosovës.

22 Prill 2024, 16:57 Nga I.A
Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e
Caroline Ziadeh

SHBA- Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit ka shprehur pakënaqësinë për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ziadeh ka thënë se janë bërë shumë përpjekje për të gjetur zgjidhje për shqetësimin e serbëve në katër komunat veriore të Kosovës.

Së fundmi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se nuk janë pjekur kushtet për të marrë pjesë në votime. Procesi dje ka shkuar mirë por për fat të keq shumë pak qytetarë kanë dalë në votime dhe kjo do ta vazhdojë problemin”, tha ajo.

Ajo tha se UNMIK-u do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin. Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm ka ripërsëritur se tensionet e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë duhet të adresohen dhe përgjegjësit duhet të dalin para përgjegjësisë. Ziadeh thotë se zbatimi i marrëveshjeve të arritur mes palëve deri më tani do të kishin adresuar shumicën e problemeve që janë ende aktive.

Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë që është një incident shumë serioz i sigurisë. Kjo është edhe çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike, në mënyrë që t’u ikim rasteve të tilla që më të mos përsëriten”, ka thënë Ziadeh.

Shefja e UNMIK-ut poashtu ka thënë se Kosova duhet te themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kjo do të krijonte mirëbesimin mes komuniteteve në Kosovës dhe do të evitoheshin krizat. Palët të jenë të përgjegjshme dhe të gjejnë kompromiset praktike”, deklaroi Ziadeh.

caroline ziadeh mbledhja e okb per kosoven dhe serbine

Sondazh

Poll