22 Prill 2024, 11:33
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- 66-vjeçari italian Giovanni Bedini është arrestuar në portin e Durrësit si i akuzuar nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit. Nga ana tjetër është proceduar penalisht 31-vjeçari Ergit Haka për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Port, Durrës
Policia Kufitare e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Border”, gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe një rast i modeklarimit të parave. U sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund. Për tentativën e trafikimit të armës së zjarrit, u arrestua shtetasi italian G. B., 66 vjeç, ndërsa për rastin tjetër u procedua penalisht E. H., 31 vjeç, poseduesi i parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të RSh-së, dhe një rast të mosdeklarimit të parave, në hyrje.
Për këto raste, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municionit", si dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
policia durres
Aktualitet
22 Prill 2024, 11:09
r.ll
protestuesit
TIRANË- Gjykata ka liruar nga qelia katër personat e arrestuar pas protestës së zhvilluar ditën e premte para bashkis...
Aktualitet
22 Prill 2024, 11:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sektori i ndërtimit ka marrë vrull vitet e fundit në Shqipëri, por Organizata për Bashkëpunim dhe Zhv...
Aktualitet
22 Prill 2024, 10:41
r.ll
protestuesit
TIRANË- Kanë dalë sot para gjykatës katër protestuesit që morën pjesë në protestën e së...
Aktualitet
22 Prill 2024, 10:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Numri i procedimeve penale të prokurorisë për veprën penale të pastrimit të parave pësoi rë...
Aktualitet
22 Prill 2024, 09:24
r.ll
Foto ilustruese
ITALI- Emisioni investigativ më i rëndësishëm në Itali “Report” që transmetohet në tele...
Aktualitet
22 Prill 2024, 09:14
r.ll
ITALI- Në zonën e Veronës karabinierët arrestuan 13 persona me kërkesë të prokurorisë lokale. Të arrest...
Aktualitet
22 Prill 2024, 09:07
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Policia në Ierapetra ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar një sasi të madhe hashashi. Sipas...
Aktualitet
22 Prill 2024, 09:09
r.ll
VLORË- Tre të rinj janë arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi akuzohen si autorët e dyshuar të dy vjedhjeve nën kër...
Aktualitet
22 Prill 2024, 08:24
r.ll
foto nga kruja
KRUJË- Reshjet e shiut ja ka lënë vendin mjegullës së dendur në të gjithë rrethin e Krujës nga ...
Aktualitet
22 Prill 2024, 07:38
r.ll
engjell agaci
ITALI- Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët ka tërhequr sërish vëmendjen e med...