Aktualitet

Akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në Itali, në pranga 13 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Në pranga janë vënë italianë dhe shqiptarë që menaxhonin rrjetin e drogës në komunat e Valpolicella dhe në qytete të tjera të provincës së Veronës

22 Prill 2024, 09:14 Nga r.ll

Akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në Itali,

ITALI- Në zonën e Veronës karabinierët arrestuan 13 persona me kërkesë të prokurorisë lokale. Të arrestuarit janë me shtetësi shqiptare dhe italiane. Ata akuzohen se kanë menaxhuar një trafik të gjerë të lëndëve narkotike në bashkitë e Valpolicella dhe në provincën e Veronës.

Gjithashtu është urdhëruar sekuestrimi ​​i një lokali të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që besohet të jetë vendi i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.

Hetimet nisën në vitin 2022 pas zbulimit të disa armëve klandestine dhe deri më tani kanë lejuar ekzekutimin e 5 arrestimeve në flagrancë.  

verona valpolicella

Sondazh

Poll