Bota

Lista Serbe: Ishim të gatshëm të merrnim pjesë për zëvendësuar kryetarët fallco! Nuk donim të luanim lojëra nga regjimi në Prishtinë

Lista Serbe përmes një deklarate të lëshuar në Facebook shkruan se ata ishin të gatshëm të ndërrojnë kryetarët, por nuk donin të bëheshin pjesë e lojës së regjimit në Prishtinë.

21 Prill 2024, 20:29 Nga N.F
Lista Serbe: Ishim të gatshëm të merrnim pjesë për
Lista serbe

KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar pasi ka dështuar referendumi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Lista Serbe përmes një deklarate të lëshuar në Facebook shkruan se ata ishin të gatshëm të ndërrojnë kryetarët, por nuk donin të bëheshin pjesë e lojës së regjimit në Prishtinë.

“Duam të përsërisim qartë se ishim më se të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces për të parë prapavijën dhe për të zëvendësuar këta kryetarë fallco në komunat tona, por nuk donim të luanim lojëra të dirigjuara nga regjimi në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim shkruhet se dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, me armë të gjatë, forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që incizojnë votuesit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se referendumi dështoi për shkak të presionit të Beogradit përmes Listës Serbe. 

kosova lista serbe veri referendumi per kryetaret

Sondazh

Poll