Bota

Referendumi për kryetarët në veri/ Krasniqi: Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës, BE-ja të heqë masat e padrejta

Krasniqi gjatë fjalës së tij u shpreh se Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit ndërsa shtoi se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës dhe duhet të ecë përpara duke i hequr sanksionet.

21 Prill 2024, 20:55 Nga N.F
Referendumi për kryetarët në veri/ Krasniqi: Kosova ka
 Elbert Krasniqi

KOSOVË- Ministër i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi i ka bërë thirrje BE-së të heqë masat ndaj Kosovës pas mbylljes së votimit në veri. Krasniqi gjatë fjalës së tij u shpreh se Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit ndërsa shtoi se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës dhe duhet të ecë përpara duke i hequr sanksionet.

“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve që të mos bëhet një gjë e tillë nga komuniteti ndërkombëtar”, shprehet Krasniqi.

Ai shtoi se Kosova nuk mund te mbahet mbrapa për shkak të sjellje vë të përsëritura desktruktive të Serbisë.

“Ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës. Ne duhet të ecim përpara. Nuk mund të mbahemi prapa më nga sjellja e përsëritur destruktive e Serbisë”, përfundoi Krasniqi.

KQZ ka konfirmuar se ka dështuar shkarkimi i katër kryetarëve shqiptarë në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

 elbert krasniqi kosova serbia sanskione referendumi per kryetaret ne veri

Sondazh

Poll