Bota

Shkarkimi i kryetarëve në veri, serbët vijojnë bojkotimin e votimit

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dy javë më parë njoftoi për mospjesëmarrjen e tyre në këtë proces. Ai e cilësoi si jolegjitim këtë votim, pasi sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri gjithçka që referendumi të mos ketë sukses. Elek u ankua edhe për vendimin e KQZ-së për vendosjen e kamerave në vendet ku do të mbahen votimet.

21 Prill 2024, 15:30 Nga N.F
Shkarkimi i kryetarëve në veri, serbët vijojnë bojkotimin e
Foto ilustruese

KOSOVË- Lista Serbe dhe qytetarët serbë në Veri të Kosovës sipas raportimeve nga mediat në vend kanë bojkotuar votimet që po mbahet në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dy javë më parë njoftoi për mospjesëmarrjen e tyre në këtë proces. Ai e cilësoi si jolegjitim këtë votim, pasi sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri gjithçka që referendumi të mos ketë sukses. Elek u ankua edhe për vendimin e KQZ-së për vendosjen e kamerave në vendet ku do të mbahen votimet.

Deri në orën 11:00, sipas të dhënave të prezantuara nga kryetari i KQZ-së, për të votuar në tre komunat kanë dalë 85 persona, ndërkaq në Zveçan asnjë. Konferencën e radhës KQZ do ta mbajë në orën 15:30, ku do të tregojë për pjesëmarrjen në votim.

Pas njoftimit të Listës Serbe për bojkot, shtetet e QUINT-it dhe BE-së kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku thonin se ju vjen keq për deklaratat e Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për tërheqjen e kryetarëve të komunave.

 

kosove votim ne veri

Sondazh

Poll