Bota

VIDEO/ Tentoi të largojë flamurin palestinez të vendosur në skaj të rrugës, izraeliti lëndohet nga eksplozivi i vendosur nën flamur

Izraeliti ka pësuar lëndime të lehta si rezultat i një mjeti të improvizuar shpërthyes, në afërsi të vendbanimit Kochav Hashahar të Bregut Perëndimor. 

21 Prill 2024, 13:26 Nga E. D
VIDEO/ Tentoi të largojë flamurin palestinez të vendosur në
foto nga vendngjarja

IZRAEL- Një civil izraelit i identifikuar si 28-vjeçari Levi është lënduar nga një mjet shpërthyes, derisa tentoi të largojë flamurin palestinez të vendosur në afërsi të vendbanimit në Bregun Perëndimor.

Izraeliti ka pësuar lëndime të lehta si rezultat i një mjeti të improvizuar shpërthyes, në afërsi të vendbanimit Kochav Hashahar të Bregut Perëndimor. 28-vjeçari po tentonte të largonte flamurin palestinez të vendosur në skaj të rrugë kur pajisja shpërthyese u aktivizua.

Ekipet emergjente njoftuan se burri është trajtuar në vendin e ngjarjes dhe se është lënduar lehtë duke refuzuar të dërgohet në spital. Videoja amatore shfaq momentin kur mjeti shpërthyes lëndon burrin, i cili tentoi të largojë flamurin palestinez.

"Unë nuk kam frikë nga asgjë. Ne do të shkatërrojmë të gjithë ata që e bënë këtë," tha ai, megjithëse pranoi se kishte mësuar një mësim për të qenë më i kujdesshëm në të ardhmen. Levi gjithashtu u zotua për hakmarrje. 

 

lufta në lindjen e mesme

Sondazh

Poll