Bota

VIDEO/ E rëndë në SHBA! Shoferja e dehur përplaset në një festë ditëlindje, vret dy fëmijë dhe 15 të tjerë plagosen

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 ditën e djeshme kur një grua 66-vjeçare përplasi automjetin e saj në klubin e varkave Swan Creek, ku fëmijët dhe prindërit e tyre po shijonin një festë ditëlindjeje, tha Sherifi i Qarkut Monroe, Troy Goodnough.

21 Prill 2024, 11:36 Nga E. D
VIDEO/ E rëndë në SHBA! Shoferja e dehur përplaset në
foto nga vendngjarja

SHBA- Dy fëmijë motër e vëlla të moshës 8 dhe 5-vjeçar u vranë dhe 15 të tjerë u palgosën kur një grua e dehur përplasi makinën e saj në një festë ditëlindje me fëmijë, në Michigan, SHBA. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 ditën e djeshme kur një grua 66-vjeçare përplasi automjetin e saj në klubin e varkave Swan Creek, ku fëmijët dhe prindërit e tyre po shijonin një festë ditëlindjeje, tha Sherifi i Qarkut Monroe, Troy Goodnough.

“Skena u përshkrua nga reaguesit e parë si jashtëzakonisht kaotike, me nivel të lartë të emocioneve të të përfshirëve drejtpërdrejt dhe atyre që dëshmuan këtë incident të tmerrshëm”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se tre fëmijë dhe gjashtë të rritur u dërguan në spitalet e zonës me dy helikopterë dhe ambulanca, disa me lëndime kërcënuese për jetën. Të tjerëve të plagosur iu është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe disa prej tyre janë dërguar në spital me automjete private.

Goodnough nuk e identifikoi gruan që drejtonte automjetin, por tha se ajo u dërgua në paraburgim në burgun e Monroe County, e dyshuar për drejtimin e një automjeti në gjendje të dehur duke shkaktuar vdekjen. Goodnough  po ashtu tha se ajo po bashkëpunonte me autoritetet dhe me gjasë do të përballej me më shumë akuza ndërsa hetimi vazhdon.

troy goodnough shba

Sondazh

Poll