Bota

Bisedime mbi Lindjen e Mesme/ Blinken do të vizitojë Kinën në prill

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se bisedimet kanë për qëllim “forcimin e kanaleve të komunikimit dhe zvogëlimin e rrezikut të konfliktit".

21 Prill 2024, 12:34 Nga E. D
Bisedime mbi Lindjen e Mesme/ Blinken do të vizitojë Kinën
Anthony Blinken

KINË- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme, nga 24 deri më 26 prill, për bisedime mbi Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe situatën në Detin e Kinës Jugore, njoftoi sot Departamenti i Shtetit. 

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se bisedimet kanë për qëllim “forcimin e kanaleve të komunikimit dhe zvogëlimin e rrezikut të konfliktit”. 

Gjithashtu në nëntor, presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping u takuan në Kaliforni pas një viti pa kontakt. Bisedimet mes anëtarëve të të dy qeverive pasuan në nivelin më të lartë.

Në fillim të këtij muaji, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen udhëtoi në Kinë për t’u takuar me përfaqësues të kompanive amerikane dhe anëtarë të qeverisë kineze, shkruanjë mediat e huaja.

anthony blinken joe biden xi jinping

Sondazh

Poll