Politike

VERSIONET/ Përplasja e Metës me ndërkombëtarët, pse hesht PD?

23 Nëntor 2019, 13:46 Nga DOSJA
VERSIONET/ Përplasja e Metës me ndërkombëtarët, pse

Pasi u shpreh kundër tentativës së maxhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, Lulzim Basha i la vetëm aleatët e tij në përplasjen me ndërkombëtarët.

Beteja e udhëhequr nga Presidenti, që nuk kurseu ata ambasadorë dhe diplomat që mbështesnin “kapjen e drejtësisë nga maxhoranca”, gjeti mbështetje nga ish – kryeministri Berisha, nga disa partia aleate në opozitë, por jo nga drejtuesit e PD.

Madje kryetari i Partisë Demokratike, në kohën që Meta përpasej me disa përfaqësi diplomatike, ishte duke shijuar në Zagreb dhe më pas në Leipzig, pritjen e ngrohtë të Partive Popullore.

Mëngjesin e sotëm, bëri një viedo-selfie, me mesazhe optimiste për opozitarët. Zgjodhi përsëri të mos thoshte asnjë fjalë për atë që po ndodh në Tiranë.

E konfirmuar nga heshtja zyrtare e PD-së, ky duket si një qëndrim i menduar mirë. Partia më e madhe e opozitës, ka vendosur të mos përfshihet në betejën me përfaqësitë diplomatike që po mbështesin në çdo hap Reformën në Drejtësi, edhe kur këto hapa duken të diktuar nga Qeveria dhe tentojnë kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Një tjetër diferencim bëri Lulzim Basha edhe në takimin me delegacionin e OSBE-së.

Ndërsa Meta nuk e lejoi ambasadorin e OSBE-së bernd Borschard të hynte në Presidencë, Basha bëri të kundërtën, vetëm një orë më pas.

Si shpjegohet atëherë, që në kohën kur Presidenti, LSI dhe ndonjë aleat i vogël i tyre, kanë nisur betejën duke hequr dorashkat me ndërkombëtarët, PD po shijon javën e mjaltit nga Kroacia në Gjermani?

Një nga variantet është që të ketë një koordinim mes opozitës. Ndërsa Meta dhe të tjerët bëjnë djalin e keq, Basha të bëjë djalin e mirë.

Në një krah Meta kërkon me lëvizje populiste të ndalojë një reformë që sipas tij drejtohet nga Rama dhe mbështetet nga ambasdorët në Tiranë, por jo nga qeveritë që ata përfaqësojnë, në krahun tjetër Basha, “politikisht korrekt”, që i takon dhe i vlerëson, ndërsa denoncon vetëm Kryeministrin.

Mund të jetë një koordinim që, në një krah tenton të dobësojë protagonizmin ndërkombëtar në mbështetje të Ramës, në krahun tjetër mundohet t’i bëjë për vete, në një krah lufton për reformën në Drejtësi, në krahun tjetër për ardhjen në Pushtet.

Një tjetër shpjegim mund të jetë që Basha shkon bashkë me Presidentin deri tek fronti për mbrojtjen e Kushtetueses, por e quan të tepër përplasjen me ndërkombëtarët.

Madje nuk kursehet ta përcjellë këtë mesazh duke pritur zv/ ambasadoren amerikane, ambasadorin e OSBE dhe gjithë diplomatët që për Metën janë të padëshiruar, pikërisht në momentet kulmore të debatit.

Përtej arsyeve, që duan kohë të kuptohen, e sigurtë është që ka një diferencë një qëndrimet e PD dhe aleatëve, por edhe një diferencim që ndërkombëtarët po u bëjnë forcave opozitare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ngërçi me gjykatën kushtetuese ilir meta lulzim basha ngërçi me gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll