Aktualitet

I dënuar me 3.4 vite burg për drogë, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Gjoncaj ishte dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.

20 Prill 2024, 11:05 Nga r.ll
I dënuar me 3.4 vite burg për drogë, arrestohet në
foto nga arrestimi

TIRANË- Policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin, Marsel Gjoncaj në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për drogë.

Gjoncaj ishte dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “Catch”.

Gjatë operacionit është kapur shtetasi Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

policia e tiranes marsel gjoncaj

Sondazh

Poll