Aktualitet

U kap tapë në timon/ Pas arrestimit, 51-vjeçari në Durrës pezullohet nga detyra si punonjës policie

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.

19 Prill 2024, 22:10 Nga r.ll
U kap tapë në timon/ Pas arrestimit, 51-vjeçari në
policia e shtetit

DURRËS- Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra, punonjësin e policisë i cili u arrestua pasi u konstatua i dehur teksa drejtonte makinën

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat

policia e shtetit

Sondazh

Poll