Aktualitet

Zbardhet djegia e 3 makinave rreth dy vite më parë, arrestohet 48-vjeçari me tre mbiemra në Shkodër (EMRI)

Lidhur me ngjarjen në pranga është vënë  48-vjeçari me tre mbiemra Frank Ndoja(Bibaj, Kasneci).

20 Prill 2024, 10:24 Nga r.ll

 

Zbardhet djegia e 3 makinave rreth dy vite më parë, arrestohet
vendngjarja

 

TIRANË- Policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur 1 vit e gjysmë parë në Shkodër, ku brenda një nate u dogjën 3 automjete. Lidhur me ngjarjen në pranga është vënë  48-vjeçari me tre mbiemra Frank Ndoja(Bibaj, Kasneci).

Tre automjetet e djegura ishin dy tip "Mercedes-Benz" dhe një tip "Volkswagen". Pamjet e sigurisë kanë zbuluar se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi F. N. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

policia e shkodres franc ndoja

Sondazh

Poll