Bota

Pasi u dhunuan nga djali i tyre, çifti i të moshuarve në Greqi e kalojnë natën në kishë

Të nesërmen motra e dhunuesit ka njoftuar policinë, të cilët kanë gjetur 47-vjeçarin dhe e kanë arrestuar.

20 Prill 2024, 08:34 Nga r.ll
Pasi u dhunuan nga djali i tyre, çifti i të moshuarve në Greqi
foto ilustruese

GREQI- Një rast i dhunës në familje është regjistruar në një fshat të Heraklion të Kretës, ku një 47-vjeçar ka sulmuar prindërit e tij. Këta të fundit pas dhunës nga djali e kanë kaluar natën në një kishë.

Sipas Protothema, 47-vjeçari siç raportohet në polici, mbrëmjen e së enjtes ka shkuar në shtëpinë e prindërve të tij, i ka kërcënuar me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime në trup.

Prindërit u detyruan të largoheshin nga shtëpia, duke gjetur strehë në një kishë në zonë ku dhe kaluan natën. Të nesërmen motra e dhunuesit ka njoftuar policinë, të cilët kanë gjetur 47-vjeçarin dhe e kanë arrestuar.

greqi kishe

Sondazh

Poll