Aktualitet

Ra nga vinçi teksa po punonte, punëtori i bashkisë në Elbasan humb jetën në spital

Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka rënë nga vinçi teksa riparonte llambat elektrike të shtyllave të ndriçimit.

19 Prill 2024, 16:47 Nga r.ll
Ra nga vinçi teksa po punonte, punëtori i bashkisë në
foto ilustruese

ELBASAN- Ka ndërruar jetë në spital për shkak të dëmtimeve të marra, punëtori i bashkisë së Elbasanit që u rrëzua nga vinçi. Sipas informacioneve, 56-vjeçari ka rënë nga vinçi teksa riparonte llambat elektrike të shtyllave të ndriçimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të paradites në lagjen “5 Maji”. Dyshohet se shkaku i incidentit të rëndë mund të ketë qenë një defekt në vinç. 

NJOFTIMI I POLICISË

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

elbasan

Sondazh

Poll