Aktualitet

Po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Durrës

51-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

19 Prill 2024, 21:24 Nga r.ll
Po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi
foto ilustruese

DURRËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar arrestimin në flagrancë të një 51-vjeçari, punonjës policie në komisariatin e Rrogozhinës. 

Ai u vu në pranga pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 51-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

amp durres rrogozhine

Sondazh

Poll