Bota

Ministria e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve në Gaza kalon 34,000 në mes të sulmeve të vazhdueshme

Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, 42 palestinezë kishin vdekur pas sulmeve izraelite. 

19 Prill 2024, 18:28 Nga E. D
Ministria e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve në Gaza
foto ilustruese

GAZA- Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 34,012, pas më shumë se gjashtë muajsh luftë midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, tha të premten Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, 42 palestinezë kishin vdekur pas sulmeve izraelite. 

"63 persona të tjerë u plagosën gjatë të njëjtës periudhë kohore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në 76,833," tha ai.

Ndërsa sipas OKB-së, lufta izraelite ka shtyrë 85% të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa mbi 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

lufta në gaza

Sondazh

Poll