Bota

Autoriteti holandez i Mbrojtjes së të Dhënave: I bëjmë thirrje qeverisë të mos përdorë Facebook-un

Nënsekretarja për Dixhitalizimin, Alexandra van Hoofelen tha se kompania mëmë e Facebook, Meta, duhet ta bëjë të qartë përpara verës se si do të qetësojë shqetësimet e qeverisë për sigurinë e të dhënave personale.

19 Prill 2024, 17:04 Nga E. D
Autoriteti holandez i Mbrojtjes së të Dhënave: I bëjmë
foto ilustruese

HOLANDË- Autoriteti Hollandez për Mbrojtjen e të Dhënave këshillon institucionet qeveritare që të ndalojnë përdorimin e Facebook, ndërkohë që mbetet e paqartë saktësisht se çfarë ndodh me të dhënat personale të përdoruesve në faqet e qeverisë holandeze në platformë.

“Njerëzit që vizitojnë një faqe interneti qeveritare duhet të jenë në gjendje të besojnë se të dhënat e tyre personale dhe të ndjeshme janë në duar të sigurta,” tha presidenti i AP Aled Wolfsen.

Nënsekretarja për Dixhitalizimin, Alexandra van Hoofelen tha se kompania mëmë e Facebook, Meta, duhet ta bëjë të qartë përpara verës se si do të qetësojë shqetësimet e qeverisë për sigurinë e të dhënave personale.

“Përndryshe do të detyrohemi të ndalojmë përdorimin e Facebook-ut duke ndjekur këtë këshillë”, shtoi ajo

autoriteti hollandez facebook

Sondazh

Poll