Bota

Trageti përplaset në portin e Napolit, 30 të lënduar

Aksidenti vresohet se është shkaktuar nga erërat e forta që fryjnë në zonë, ndërsa po hetohet edhe mundësia e gabimit njerëzor

19 Prill 2024, 15:50 Nga E. D
Trageti përplaset në portin e Napolit, 30 të lënduar
foto ilustruese

NAPOLI- 30 persona u plagosën pasi trageti u përplas në një skelë porti në Napoli të Italisë. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur të premten pasi trageti po ankorohej. Aksidenti vresohet se është shkaktuar nga erërat e forta që fryjnë në zonë, ndërsa po hetohet edhe mundësia e gabimit njerëzor.

Trageti vinte nga ishulli Kapri dhe në të ndodheshin qindra persona. Për shkak të mbërritjes në port disa prej tyre tashmë kanë qëndruar në këmbë gjatë përplasjes duke shkaktuar të lënduar.

Ndihma e parë është dhënë nga punonjës të sistemit kombëtar shëndetësor italian, ndërsa efektivë të policisë u dërguan me urgjencë në portin e Napolit. Gjithashtu Ministria e Transporteve bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Portual të Napolit dhe se është vënë në dijeni për zhvillimin e rastit, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

napoli traget aksident

Sondazh

Poll