Bota

Blinken: SHBA, e përkushtuar ndaj sigurisë izraelite

Gjitjashtu Blinken kërkon zbatimin e shpejtë të angazhimeve të ndihmës humanitare të Izraelit, duke thënë se ndërsa janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm, nevojiten rezultate më të qëndrueshme.

19 Prill 2024, 16:01 Nga E. D
Blinken: SHBA, e përkushtuar ndaj sigurisë izraelite
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se SHBA është e përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit, duke shtuar se kur u pyet për një sulm të raportuar izraelit ndaj Iranit se SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në asnjë operacion sulmues.

"Unë nuk do të flas për këto ngjarje të raportuara. Gjithçka që mund të them është nga ana jonë dhe për të gjithë anëtarët e G7, fokusi ynë është te de-përshkallëzimi," tha Blinken

Gjitjashtu Blinken kërkon zbatimin e shpejtë të angazhimeve të ndihmës humanitare të Izraelit, duke thënë se ndërsa janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm, nevojiten rezultate më të qëndrueshme.

Një zyrtar iranian i paidentifikuar tha më herët gjatë ditës së sotme, pas raportimeve të mediave botërore se Izraeli nisi një sulm në territorin iranian dhe se shpërthimet u raportuan në qytetin iranian të Isfahanit. Ai deklaroi se Irani nuk ka plane të hakmerret menjëherë ndaj Izraeli.

antony blinken

Sondazh

Poll