Sport

Lajm i keq për Arsenalin pas eliminimit ndaj Bayernit, nuk do të jenë në Botëror!

Arsenali humbi shumë të mërkurën pas humbjes së tyre në çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munichut.

19 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA

Lajm i keq për Arsenalin pas eliminimit ndaj Bayernit, nuk do të

ANGLI - Të mërkurën në mbrëmje, Arsenali humbi në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munich (1-0), pasi kishte barazuar (2-2) në ‘Emirates Stadium’ tetë ditë më parë.

Si rrjedhojë, ‘Topçinjtë’ nuk do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në mbretëreshën e kompeticioneve europiane, edhe pse ëndërronin ta luanin finalen në shtëpi në Londër, në ‘Wembley’. Përveç kësaj daljeje të parakohshme nga C1, skuadra e Mikel Artetës humbi shumë, siç kujton ‘Daily Mail’. 

Arsenali nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube!

Në të vërtetë, ashtu si dhe FC Barcelona pas disfatës ndaj PSG-së, skuadra angleze e ‘Topçinjve’ nuk do të marrë pjesë në edicionin e ri të Kupës së Botës për Klube që do të zhvillohet në vitin 2025.

Një goditje e re e rëndë për Arsenalin, i cili humbi vendin në në krye të Premierligës fundjavën e kaluar ndaj Manchester Cityt. Ashtu si vitin e kaluar, sprinti final mund të rezultojë fatal për ‘Topçinjtë’, të cilët absolutisht do të duhet të rinisin vrapimin këtë fundjavë kundër Wolverhampton. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll