Sport

VIDEO/ “Jam Pirro i të gjithë grekëve”, ish-peshëngritësi Dhima ka harruar se dikur mburrej që ishte ‘tirons’

Ish-peshëngritësi nga Himara, por rritur në Tiranë, Pirro Dhima, është konfirmuar tashmë si një kandidat për eurodeputet të Greqisë në Parlamentin Europian.

19 Prill 2024, 11:43 Nga DOSJA

VIDEO/ “Jam Pirro i të gjithë grekëve”,

TIRANE - Ish-peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima, i cili pas viteve ’90 ka konkurruar për Greqinë, të cilët i ka dhënë edhe tri medalje olimpike, ditët e fundit kanë sërish në skenë.

Ai ka nisur me premtimet e para, teksa nëpërmjet një reagimi të ditëve të fundit në rrjetet sociale, thekson se tashmë do të përfaqësojë Greqinë, ashtu siç ka bërë gjithnjë, ndërsa nuk ngurroi edhe të shprehej se do të kërkonte të drejtat për “Epirin e Veriut”, si “Pirro” i të gjithë grekëve.

Nuk ka faj ish-peshëngritësi Pirro Dhima, se duket e ka harruar, që një intervistë të mëparshme për Top Channel, ka deklaruar me mburrje, se ai është 'tirons' dhe nuk e harron qytetit, i cili e rriti dhe burrëroi… Videoja qarkullon në rrjetet sociale, YouTube.

Pirro, shqiptarët t’i hapën dyert kur ti u ktheve në Tiranë, ta falën gjithçka që ti kishe thënë më parë, të pritën si birin e tyre… Por paskan gabuar… Ti paske qenë “Pirro i të gjithë grekëve” që do të kërkosh të drejtat për “Epirin e Veriut”… Çështje karakteri Pirro, ai që tradhëton një herë, e bën rrugë, mësohet…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll