Bota

Sulmi i Izraelit ndaj Irani, Von der Leyen: Palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme

Von der Leyen tha se është absolutisht e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm.

19 Prill 2024, 10:58 Nga M.B
Sulmi i Izraelit ndaj Irani, Von der Leyen: Palët të përmbahen
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Finlandës Petteri Orpo në një konferencë të përbashkët shtypi, në aeroportin Lappeenranta

FINLANDA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm. Von der Leyen tha se është absolutisht e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm.

"Është absolutisht e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme," thotë ajo, duke folur nga Lappeenranta në Finlandën lindore.

Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e sotëm, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Sipas mediave të huaja, SHBA nuk ishte e përfshirë, por ishte njoftuar nga Izraeli përpara sulmit. Lidhur me sulmin e pretenduar të Izraelit mëngjesin e sotëm, ka reaguar zëdhënësi i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Kibernetike të Iranit.

Ai e ka mohuar lajmin duke thënë se nuk ka pasur asnjë sulm ajror nga kufijtë e jashtëm. Ai tha se Izraeli kishte bërë vetëm një përpjekje të dështuar dhe poshtëruese për të fluturuar me kuadrokopterë [dronë] dhe kuadkopterët gjithashtu janë rrëzuar. Ai shton se të gjitha objektet, përfshirë objektet bërthamore, janë të sigurta

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll