Bota

U shpall i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit në Australi, dyshohet se një krokodil e sulmoi

Adoleshenti dhe një djalë 13-vjeçar, thuhet se u përpoqën të notonin përsëri në breg nga një gomone e prishur. Të enjten mbrëma një zëdhënës konfirmoi se ata kishin zbuluar trupin e djalit 16-vjeçar. 

19 Prill 2024, 09:20 Nga N.F
U shpall i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit në
Foto ilustruese

AUSTRALI- Një adoleshent ka vdekur pas një sulmi nga një krokodil në një ishull në ngushticën Torres në Australi. Lajmin për vdekjen e adoleshentit e ka konfirmuar policia. Policia nisi një operacion kërkimi dhe shpëtimi pranë ishullit Saibai, pasi mori njoftime rreth orës 4 të mëngjesit të së enjtes se një djalë 16-vjeçar ishte zhdukur.

Adoleshenti dhe një djalë 13-vjeçar, thuhet se u përpoqën të notonin përsëri në breg nga një gomone e prishur. Të enjten mbrëma një zëdhënës konfirmoi se ata kishin zbuluar trupin e djalit 16-vjeçar. 

Që atëherë ata kanë konfirmuar se ai kishte lëndime ku dyshohet se autor i kësaj ngjarje mund të jetë një sulm krokodili". Procesi formal i identifikimit ka nisur për të konfirmuar identitetin e trupit dhe testet e mëtejshme janë duke u kryer për të konfirmuar shkakun e vdekjes.

Një zëdhënës i Departamentit të Mjedisit, Shkencës dhe Inovacionit të Queensland tha se oficerët e kafshëve të egra tani do të vëzhgojnë ujërat jashtë ishullit Saibai në mënyrë që të përpiqen të lokalizojnë krokodilin e përfshirë. Ndërkohë djali 13-vjeçar është mirë dhe i sigurt.

"Komuniteti lokal ka kërkuar që kafsha e përfshirë në incident të largohet nga e egra," tha zëdhënësi i departamentit. Krokodili i dyshuar si i përfshirë në sulm vlerësohet të jetë rreth 3.5 metra i gjatë.

 

australi krokodil viktime

Sondazh

Poll