Bota

Sulmet ruse në Dnipropetrovsk, humbin jetën tre persona dhe plagosen 20 të tjerë

Sipas Mykola Lukasuk, kreu i këshillit rajonal të Dnipropetrovsk, dy persona u vranë dhe 15 u plagosën në shpërthimin që shkatërroi dy katet e fundit të ndërtesës në qendër të Dnipro.

19 Prill 2024, 08:16 Nga N.F
Sulmet ruse në Dnipropetrovsk, humbin jetën tre persona dhe plagosen
Foto ilustruese

UKRAINË- Tre persona u vranë dhe njëzet u plagosën në sulmet ruse mbrëmë në provincën Dnipropetrovsk, në jug të Ukrainës. Sipas Mykola Lukasuk, kreu i këshillit rajonal të Dnipropetrovsk, dy persona u vranë dhe 15 u plagosën në shpërthimin që shkatërroi dy katet e fundit të ndërtesës në qendër të Dnipro.

Një tjetër grua u vra në rrethin Sinelnikivski, në pjesën juglindore të qytetit të Dnipro, dhe dy persona të tjerë, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare, u plagosën, shtoi Lukaszuk. Në Krivi Rykh, në perëndim të Dnipro, tre persona - dy burra dhe një grua - u plagosën nga një goditje kundër infrastrukturës së qytetit, tha kreu i administratës ushtarake lokale, Oleksandr Vilkul, Telegram.

“Një ndërtesë pesëkatëshe u përfshi nga flakët në Dnipro. Është pjesërisht e shkatërruar. Mund të ketë njerëz në rrënojat”, tha guvernatori rajonal Serhii Lysak në Telegram, duke iu referuar gjithashtu dëmeve në një rreth të Krivi Rykh, në jugperëndim të Dnipro.


Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit, njoftoi se 25 objektiva ajrore u rrëzuan ndërsa po shkonin për në qytetin me të njëjtin emër, pranë kufirit me Ukrainën. Gladkov shtoi në një postim në Telegram se nuk kishte të lënduar, por vuri në dukje se disa ndërtesa u dëmtuan, duke përfshirë xhamat e thyer, ndërsa të tjerat ishin në flakë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll