Bota

"Hakmarrje e shpejtë", Izraeli sulmon me raketa dhe dronë Iranin

Sipas mediave të huaja, SHBA nuk ishte e përfshirë, por ishte njoftuar nga Izraeli përpara sulmit.

19 Prill 2024, 07:35 Nga M.B
"Hakmarrje e shpejtë", Izraeli sulmon me raketa dhe dronë
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e sotëm, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Sipas mediave të huaja, SHBA nuk ishte e përfshirë, por ishte njoftuar nga Izraeli përpara sulmit. Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se tre shpërthime u dëgjuan pranë një baze ushtarake në qytetin qendror të Isfahanit. 

Televizioni shtetëror iranian tha se pak pas mesnate tre dronë u vëzhguan në qiell mbi Isfahan. Ndërkohë sistemi i mbrojtjes ajrore u aktivizua dhe i shkatërroi këta dronë në qiell. Televizioni më vonë raportoi se situata në Isfahan ishte normalizuar dhe nuk kishte ndodhur asnjë shpërthim tokësor.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi raportet. Izraeli kishte deklaruar më herët se do të hakmerrej kundër sulmit në fundjavë nga Irani, ku përfshiheshin qindra dronë dhe raketa, në përgjigje të një sulmi të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri. Shumica e dronëve dhe raketave iraniane u rrëzuan përpara se të arrinin në territorin izraelit.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll