Bota

Goditje hakmarrëse nga Izraeli? Irani: Nuk ka pasur asnjë sulm ajror nga kufijtë e jashtëm, ishte vetëm një përpjekje e dështuar

Ai tha se Izraeli kishte bërë vetëm një përpjekje të dështuar dhe poshtëruese për të fluturuar me kuadrokopterë [dronë] dhe kuadkopterët gjithashtu janë rrëzuar. 

19 Prill 2024, 07:47 Nga M.B
Goditje hakmarrëse nga Izraeli? Irani: Nuk ka pasur asnjë sulm ajror
Iran

LINDJE E MESME- Lidhur me sulmin e pretenduar të Izraelit mëngjesin e sotëm, ka reaguar zëdhënësi i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Kibernetike të Iranit. Ai e ka mohuar lajmin duke thënë se nuk ka pasur asnjë sulm ajror nga kufijtë e jashtëm.

"Nuk ka pasur asnjë sulm ajror nga kufijtë e jashtëm në Isfahan apo pjesë të tjera të vendit", shkroi Hossein Dalirian në platformën "X".

Ai tha se Izraeli kishte bërë vetëm një përpjekje të dështuar dhe poshtëruese për të fluturuar me kuadrokopterë [dronë] dhe kuadkopterët gjithashtu janë rrëzuar. Ai shton se të gjitha objektet, përfshirë objektet bërthamore, janë të sigurta.

Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar të njëjtën gjë, duke thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në disa zona të vendit gjatë natës për të përfshirë objektivat e mundshëm, por nuk ka pasur raporte për ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë ose shpërthim.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll