Bota

“Breshkë, të brendshme, skelet miu”, Kompania ndërkombëtare e taksive Uber tregon gjërat interesante që harrojnë njerëzit në taksi

Ky është viti i tetë që kompania publikon një listë të artikujve më interesantë të harruar, duke përfshirë rroba, laptop, para, telefona, bizhuteri dhe libra. 

18 Prill 2024, 21:01 Nga E. D
“Breshkë, të brendshme, skelet miu”, Kompania
foto ilustruese

Kompania ndërkombëtare e taksive, Uber publikoi një listë të gjërave që pasagjerët i harruan në automjetet e tyre gjatë vitit të kaluar. Shoferët gjetën një parukë, një mace qeramike, një kavanoz me guaska, por ky është vetëm fillimi. 

Ky është viti i tetë që kompania publikon një listë të artikujve më interesantë të harruar, duke përfshirë rroba, laptop, para, telefona, bizhuteri dhe libra. 

Por megjithatë, më interesante janë gjërat unike të mbetura në ulësen e pasme si salca e nxehtë, aparati i frymëmarrjes, dy kontejnerë me merimangat, një skelet miu, dhëmbë, instrumente kirurgjikale. 

Lista vazhdon akoma me prangat e policisë, një breshkë e gjallë, pilula kontraceptive, bisht dhelpre i mbuluar me qime, autografi i Taylor Swift me kornizë, një poster i Hillary Clinton, një test i atësisë. Ndërsa ndër produktet ushqimore të listuara janë një pako me boronica, gjalpë hudhër dhe byrekë me mish. Po ashtu një pasagjer tj kishte harruar të brendshmet, bukë, një pako me proshutë dhe majonezë.

uber

Sondazh

Poll

Bota 18 Prill 2024, 19:15 E. D

Biden në fushatë, Trump në gjyq penal

foto ilustruese SHBA- Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi p&eum...