Bota

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Në një shkrim në platformën X, kreu i partisë së ekstremit të djathtë, Fuqia Hebraike, shprehu lumturinë që qeveria izraelite miratoi një propozim për ndërtimin e 936 objekteve shtesë të paraburgimit për të burgosurit palestinezë.

18 Prill 2024, 20:14 Nga E. D
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të
Itamar Ben-Gvir

IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir ka pohuar se zgjidhja e vërtetë për t’i dhënë fund mbipopullimit në burgjet izraelite është aplikimi i dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë që ai i përcakton si terroristë. Në një shkrim në platformën X, kreu i partisë së ekstremit të djathtë, Fuqia Hebraike, shprehu lumturinë që qeveria izraelite miratoi një propozim për ndërtimin e 936 objekteve shtesë të paraburgimit për të burgosurit palestinezë.

“Ndërtimi shtesë do të mundësojë strehimin e një numri më të madh terroristësh në burg dhe do të zgjidhë pjesërisht krizën e mbipopullimit në burgje”, tha Ben-Gvir.

Ben-Gvir shtoi se dënimi me vdekje për palestinezët është zgjidhja e duhur për problemin e mbipopullimit të burgjeve.  Gjithashtu shteti izraelit ka një numër të madh të burgosurish palestinezë, të cilët janë arrestuar gjatë ofensivës së fundit të filluar më 7 tetor. Ndryshe, Izraeli dhe Palestina vitin e kaluar kanë shkëmbyer të burgosurish palestinezë me pengje izraelite. 

itamar ben-gvir

Sondazh

Poll

Bota 18 Prill 2024, 19:15 E. D

Biden në fushatë, Trump në gjyq penal

foto ilustruese SHBA- Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi p&eum...