18 Prill 2024, 20:36
Nga E. D
foto ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINA- Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë e ka miratuar të enjten një raport, i cili thekson se vrasja e 8.000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid.
Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli gjenocid krimin në Srebrenicë, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.
Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, presidenti nacionalist i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha para ligjvënësve se “nuk ka ndodhur gjenocid, prandaj një cilësim i tillë duket të hidhet poshtë”.
“Serbët nuk kanë kryer gjenocid”, shtoi ai.
Ky vendim u mor në një kohë kur Serbia dhe Republika Sërpska janë duke bërë fushatë kundër një draft-rezolute, e cila është duke u diskutuar në Kombet e Bashkuara për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet ta votojë në fillim të majit këtë draft-rezolutë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha javën e kaluar se Serbia do të luftojë kundër miratimit të kësaj rezolute në OKB, e cila do t’i fajësonte serbët. Ai druhet se rezoluta mund të krijojë bazën për boshnjakët që të kërkojnë dëmshpërblim lufte nga Serbia, aleatja e serbëve të Bosnjës gjatë luftës.
Rezoluta është pjesërisht e ngjashme me rezolutën për gjenocidin e Ruandës, ku rreth 800.000 tutsi dhe hutu ishin vrarë. Drafti i saj është zhvilluar nga një grup vendesh, përfshirë Ruandën, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara.
Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.
Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska [1992/1995], entitetit kryesisht serb i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.
Komandanti i ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë, Ratlko Mlladiq, po e vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid po ashtu./REL
Bota
18 Prill 2024, 20:25
r.ll
foto nga kufiri ku u ndaluan shqiptaret
KOSOVË- Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajra...
Bota
18 Prill 2024, 20:14
E. D
Itamar Ben-Gvir
IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir ka pohuar se zgjidhja e vërtetë për t’i dhën&eum...
Bota
18 Prill 2024, 19:46
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rinisi një sulm të ashpër kundër Izraelit dhe shprehu edhe një h...
Bota
18 Prill 2024, 19:32
E. D
foto ilustruese
IRAN- Gjashtë persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një zjarr në një kantier ndërtimi n&e...
Bota
18 Prill 2024, 19:15
E. D
foto ilustruese
SHBA- Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi p&eum...
Bota
18 Prill 2024, 19:08
r.ll
donald trump
SHBA- Gjykatësi që udhëheq gjyqin penal të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shkarkoi sot dy anëtarë t&eum...
Bota
18 Prill 2024, 19:09
E. D
foto ilustruese
KOLUMBI- Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro ka shprehur interes për hyrjen e vendit të tij në BRCIS, ndërsa homo...
Bota
18 Prill 2024, 18:56
S.B
foto ilustruese
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA do të rishqyrtojë të shtunën një projekt-ligj që do të...
Bota
18 Prill 2024, 18:58
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Sot filloi fushata e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që partitë politike tash...
Bota
18 Prill 2024, 18:49
r.ll
gjyljeta ukelli dhe erona cokli
KOSOVË- Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që ditën e nesërme ora e parë n&eum...