Bota

Vrasjet tronditëse në Kosovë/ Nesër në shkollat e Prishtinës ora e parë mësimore i dedikohet sensibilizimit për rolin e grave dhe vajzave në shoqëri

Ndërkohë edhe dita e mërkurë (17 prilli), u shpall nga presidentja Vjosa Osmani ditë zie për gratë e vrara. 

18 Prill 2024, 18:49 Nga r.ll
Vrasjet tronditëse në Kosovë/ Nesër në shkollat e
gjyljeta ukelli dhe erona cokli

KOSOVË- Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që ditën e nesërme ora e parë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit t’i dedikohet rolit të vajzave në shoqëri dhe kundërshtimin e dhunës gjinore.

Ky vendim vjen pasi për vetëm pak ditë Kosova është tronditur nga dy vrasje të grave që ndodhën, ku autorë të dyshuar janë partnerët e tyre. Ndërkohë edhe dita e mërkurë (17 prilli), u shpall nga presidentja Vjosa Osmani ditë zie për gratë e vrara. 

“Kjo orë mësimore do t’i shërbejë sensibilizimit të nxënësve në frymën e respektimit të rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndalimin e dhunës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Vrasjet tronditëse në Kosovë/ Nesër në shkollat e

vrasjet ne kosove prishtine

Sondazh

Poll